Orkide, më e bukura e të bukurave delikate që rritet në vështirësi, jeton në dritë si vetë dashuria

Orkide është më e bukura e të bukurave. Bota nuk do të kishte kuptim pa lulet dhe e bukura nuk do të kishte simbol të saj më të denjë për ta përfaqësuar sesa Orkidenë. Orkideja me shekuj ka qenë simbol i dashurisë, luksit dhe bukurisë. Grekët e kanë konsideruar këtë lule si simbol të burrërisë (potences). Kinezët, prej kohës së Confuciusit, e kanë quajtur orkiden “bima e aromës së Mbretit”. Familja e orkideve është njëra nga familjet më të mëdha të bimëve, që rriten në çdo vend përpos në Antarktik. Lulet e orkidesë duket të jenë shumë të komplikuara, por në realitet ato kanë një strukturë shumë të thjeshtë, sikurse edhe një pjesë e familjes së orkideve siç është Familja e zambakëve. Orkidetë kanë 3 sepale (nëpetël) dhe 3 petale (sëpetël). Kjo ngjashmëri me bimët e tjera është vetëm sipërfaqësore, sepse të gjitha orkidetë kane petalen e tyre të mesme të transformuar në një strukturë unike që quhet labellum ose buzë. Kjo petale gjithmonë tërësisht dallon nga dy petalet e tjera. Orkidetë gjithashtu kanë edhe tipare rigjenerimi të ndryshme. Në vend të organeve të ndryshme femërore dhe mashkullore, stamen-i dhe pistils-i, janë të kombinuara në një strukture të vetme të quajtur column (kolone, varge). Farat janë të vendosura në vende sterile në një përzierje të sheqerit dhe lëndëve ushqyese. Ky vend (termos) luan rolin e një serre të imët. Filizat qëndrojnë në termos për përafersisht një vit. Atëherë ato vendosen në një vazo “shoqërore“. Ato rriten në këtë vazo për 8 muaj deri në një vit. Atëherë ato zhvendosen në vazo individuale, që mund të zgjasë deri në shtatë vjet derisa të zhvillohen në një bimë që lulëzon, varësisht nga lloji i orkidesë. Orkideja ka zhvilluar lulet që joshin insektet, të cilat i polenizojnë ato. Orkidetë gjithashtu kontrollojnë arritjen e kulmincaionit të aromës së tyre. Disa orkide polenizohen nga fluturat a natës, për këtë arsye aroma e tyre është më e mire gjatë natës. Orkidetë nuk rriten vetëm në pyjet tropikale, sepse disa lloje të tyre rriten në gurë (e përdorin gurin si spirance – diçka ku ato mbështeten). Orkidetë tokësore rriten në livadhe, zonat pyjore dhe në vargmale. Njerëzit që nga kohët e hershme janë të fasionuar nga orkidea. Orkideja me shekuj ka qenë simbol i dashurisë, luksit dhe bukurisë. Grekët e kanë konsideruar këtë lule si simbol të burrërisë (potences). Kinezët, prej kohës së Confuciusit, e kanë quajtur orkiden “bima e aromës së Mbretit”. Në Mesjetë, orkidea ka luajtur një rol të madh për ilaqet bimore. Kur ëndërrohet orkidea, ajo supozohet që paraqet një nevojë të madhe të brendshme për butësi, hijeshi dhe romancë në lidhjen (marrëdhënien) e atij që ëndërron. Orkidetë ishin kuriozitet për shumë botanistë dhe amaterë të pasur. E gjithë kjo ndryshoi, kur në vitin 1818, një njeri me emrin William Cattley ka lulëzuar Cattleya-në e parë (William Cattley e ka emëruar lulen sipas emrit të tij). Kjo ndodhi kur ai ishte duke shpaketuar bimët që i kishte sjellur (por jo orkide), dhe i bien në sy këto bimë të jashtëzakonshme që i kishin përdorur si material për paketim. Ai i mbolli disa prej tyre dhe në nëntor, njëra nga Cattleya-t, lulëzoi. Bota e luleve ende nuk kishte parë këtë lloj, andaj edhe sot njerëzit e ndjejnë të njëjtin efekt të kesaj bime. Më pas, të gjitha pyjet ishin veshur me miliona orkide. Një botanist anglez ka shkruar në vitin 1878: “nuk jam i kënaqur me 300 apo 500 lloje të orkideve të përsosura, ato janë të lara në tërë vendin dhe njerëzit nuk lëjnë asgje me mila, livadhet janë të zbrazëta. Kjo më nuk është mbledhje e orkideve, është plaçkitje e papërmbajtur, shumë e shpejtë”. Gati të gjitha mbledhjet e orkideve tashmë janë të ndaluara. Shumë nga ato janë në listën e të rrezikuarve. Orkidetë kultivohen në Evropë që 250 vjet.

Domethënia e orkidesë: bukuri e rrallë, dashuri, finese/delikatese, zonjë e bukur, simbol kinez për shumë fëmijë, bukuri, jetë e gjatë, hijeshi/magjepsje e pjekur. Kjo lule lidhet me përvjetorin e njëzet e tetë të martesës. Orkidea mund të dhurohet në buqetë apo edhe e mbjellur. Njëra nga rregullat themelore të kultivimit të luleve është dashuria ndaj tyre, pa marrë parasysh kushtet e mira, në të cilat lulet e mbjellura kultivohen dhe rriten (uji, drita, nxehtësia etj.), ato patjetër edhe duhet të dashurohen. Orkidea zakonisht nuk përzihet me lule të tjera në buqetë, sepse i humbet bukuria e saj unike. Mirëpo, edhe nëse përzihet, atëhere sigurohuni që lulja që përzihet me orkidenë ka domëthënie të përafert ose që e përforcon mesazhin e orkidesë, apo edhe që i përshtatet orkidesë me ngjyrë përkatëse (ngjyrë e cila kombinohet). (Info Globi/Arbnora Gojani-Mazreku)

23ag0912_post_corysanthes-diemenicus 1ag0912_post_rhizanthella-slateria 2ag0912_post_diuris-fragrantissima 3ag0912_post_caladenia-cretacea 4ag0912_post_dipodium-campanulatum 5ag0912_post_pterostylis-xerophila 6ag0912_post_caladenia-lowanensis 7ag0912_post_calochilus-robertsonii 8ag0912_post_caladenia-clavescens 9ag0912_post_thelymitra-speciosa 10ag0912_post_caladenia-xathochila-lge 11ag0912_post_cryptostylis-hunteriana 12ag0912_post_pterostylis-curta 13ag0912_post_calena-major 14ag0912_post_caladenia-arenaria 15ag0912_post_glossodia-major 16ag0912_post_paracaleana-disjuncta 17ag0912_post_thelymitra-epipactoides 18ag0912_post_pterostylis-smaragdyna 19ag0912_post_chiloglottis-valida 20ag0912_post_caladenia-audassi 21ag0912_post_prasophyllum-viretum 22ag0912_post_caladenia-tentaculata

Advertisements